
Workshopi i Përgjegjësisë Sociale në Universitetin Barleti: Përgatitja e Profesionistëve tëRinj për Një Ekosistem Biznesi Etik dhe të Qëndrueshëm

Nga Ideja te Sipërmarrja: Trajneri Ndërkombëtar i Biznesit Rob Van Loon në Universitetin Barleti
Filozofia e universitetit aplikativ mishërohet më së miri në lëndën e Inovacionit përmes Laboratorit të Biznesit, një hapësirë ku studentët zhvillojnë ide dhe i transformojnë ato në projekte konkrete me potencial për tregun.
Në këtë proces bashkohen katër degë të ndryshme studimi, me një qëllim të përbashkët: të kthejnë inovacionin në ide që mund të zhvillohen dhe të hyjnë në treg. Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, studentët ndërthurin njohuritë e tyre me praktikat e sipërmarrjes, komunikimit dhe lidershipit.
Ky model mësimor i përgatit studentët për sfidat reale të botës së biznesit, duke i inkurajuar të zhvillojnë mendimin inovativ, aftësitë bashkëpunuese dhe qasjen sipërmarrëse.
Nëpërmjet Laboratorit të Biznesit, Universiteti Barleti vijon të forcojë modelin e tij të arsimit aplikativ, duke krijuar ura të drejtpërdrejta mes akademisë, inovacionit dhe tregut të punës.






